Site icon Telegrafi

Sulmoi fizikisht prindin e tij, policia arreston të dyshuarin në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar prindin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”./Telegrafi/

Exit mobile version