Një person është arrestuar në Viti, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën dhe bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/