Telegrafi

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/