Telegrafi

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet gjakovari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, të mërkurën në ora 11:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e saj femër shqiptare shtetase e R. së Shqipërisë  e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar, ndërsa viktima me dy fëmijët, vajzën dhe djalin janë dërguar në shtëpi të sigurt. /Telegrafi/