Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht djalin e axhës.
Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 20:25 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht djali e axhës së tij viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/