Telegrafi

Sulmoi bashkëshorten, policia arreston një person në Prishtinë

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës orës 19:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër/K duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/