Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike e ka sulmuar fizikisht me mjetë të mprehtë (thikë) një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:40, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/