Një person është arrestuar i cili pasi një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:30 në rrugën “Mbretëresha Teuta”, në Pejë.
Siç thuhet tutje në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48-orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/