Site icon Telegrafi

Sulmohet me thikë një person në Pejë

Foto: Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje një person ka sulmuar fizikisht e më pas ka goditur me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:10 në rrugën “Esat Mekuli”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar ndihma e parë  mjekësore dhe mbetet ende nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht e më pas ka goditur  me thikë viktimën mashkull  kosovar  të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma e parë  mjekësore  dhe mbetet ende nën tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.  I dyshuari është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje. Thika që është përdorur në rast është konfiskuar në cilësi të provave materiale. Nuk dihet motivi i incidentit”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version