Telegrafi

Sulmohet seksualisht një e mitur në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Foto: Arkiv

Një e mitur është sulmuar seksualisht në fshatin Janjevë të Lipjanit, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:25.

“Fsh. Janjevë, Lipjan   16.10.2023 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/