Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.
Rasti ka ndodhur të premten në Vushtrri, në ora 21:30.
“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/