Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar një person tjetër dhe ia kishte bllokuar veturën atij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:50 në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë M57 me shtatë fishekë.
“Njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ishte në komunikacion ka bllokuar veturën e viktimës, mashkull kosovar dhe ka sulmuar atë fizikisht. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë M57 me shtatë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/