Tre persona të kombësisë ashkalike janë arrestuar pasi kishin sulmuar një person tjetër të së njëjtës kombësi.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:05 në fshatin Gadime e Ulët, Lipjan.
Siç thuhet në raport, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i treti është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/