Telegrafi

Sulmohet një i mitur në Lipjan

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:53 në rrugën “Gjergj Fishta”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/