Një kolonë ruse ushtarake u sulmua në fshatin Zapovetnoye, 16 kilometra në jug të Enerhoda, kjo sipas pamjeve të publikuara nga mediumi Nexta.
Enerhodar është një qytet dhe komunë në veriperëndim të rajonit Zaporizhia të Ukrainës. Është në bregun jugor të lumit Dnieper, në anën e kundërt të rezervuarit Kakhovka nga Nikopol dhe Chervonohryhorivka, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve, kishte goditje të shumta në kolonën ruse e që supozohet të jetë kryer nga Ukraina.
A #Russian convoy was attacked in the village of Zapovetnoye, 16 kilometers south of #Enerhodar. pic.twitter.com/B1PNeE8pNU
— NEXTA (@nexta_tv) June 11, 2023
Nuk dihet nëse këto sulme janë si rezultat i kundër-ofensivës së shumëpritur të Ukrainës e cila thuhet se ka filluar tashmë.
Gjithashtu nuk ka detaje se kur janë xhiruar pamjet.
Një video tjetër, tregon kolonën ushtarake ruse prej një këndi tjetër. Ajo çka shihet në të dyja videot është dëmtimi i automjeteve ushtarake. /Telegrafi/
Major explosion after a Ukrainian strike on a Russian column of military vehicles heading with reinforcements toward Zaporizhzhia.
A second vehicle can also be seen on fire further down. pic.twitter.com/afTanlP0KO
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 10, 2023