Telegrafi

Sulmohet një grua nga qeni në veri të Mitrovicës

Foto: Arkiv

Një grua ka raportuar se është sulmuar nga një qen të cilin e shoqëronte një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:30 në rrugën “Kral Petri”, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga një qen të cilin e shoqëronte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/