Telegrafi

Sulmohet fizikisht një person nga dy të tjerë në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:20 në fshatin Radac, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/