Telegrafi

Sulmohet fizikisht një person në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër ku për pasojë ka marr lëndime të rënda trupore pas një mosmarrëveshje në trafik.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje në trafik ,është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari është arrestuar pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/