Një femër ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:30, në Suharekë.
Tutje bëhet e ditur se viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/