Telegrafi

Sulmohet fizikisht një femër në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktima punëtore e një kompanie deri sa ka qenë duke punuar kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarën femër –motra e të dyshuarit e cila e kishte njoftuar të dyshuarin dhe i njëjti kishte shkuar në lokacionin e tyre dhe kishte sulmuar viktimën e lartcekur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/