Gjatë të premtes në Lipjan është raportuar për një rast të lëndimit nga goditja me elektroshok.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dyshohet se një i mitur ka sulmuar fizikisht me elektroshok një tjetër të mitur.
Me urdhër të prokurorit rasti në fjalë vazhdon në procedurë të rregullt.
“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 22.10.2021 – 11:00. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (i mitur) pasi i njëjti është sulmuar fizikisht (goditur me elektroshok) nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Nga i dyshuari është konfiskuar një elektroshok, i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/