Site icon Telegrafi

Sulmohet me dron një rafineri nafte në rajonin Krasnodar të Rusisë

Një mjet ajror pa pilot (UAV) është shkaktar i një zjarri që ka shpërthyer në një rafineri të naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Agjencia e lajmeve TASS njoftoi se rafineria e naftës në fshatin Ilskiy në rajonin e Krasnodarit është sulmuar me dron.

Si pasojë e sulmit, rezervuarët e rafinerisë janë përfshirë nga zjarri, raporton aa.

Guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev tha se zjarrfikësit dhe ekipet e Ministrisë së Situatave të Emergjencave vazhduan punën e tyre për shuarjen e zjarrit.

“Për momentin raportohet se nuk ka viktima. Banorët e fshatit nuk janë në rrezik”, tha ai.

Lexo po ashtu Aleati i Putinit, Prigozhin shanë zyrtarët rusë në një video: Këta janë trupat e pajetë të grupit të Wagnerit

Dje u njoftua se një zjarr tjetër ka rënë në depon e naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Ndryshe, Kremlini njoftoi se është sulmuar me dron rezidenca e presidentit rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

Exit mobile version