Një zjarr në shkallë të gjerë shpërtheu në qytetin rus të Kursk vetëm pas orës 2:00 të ditës së sotme.
Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një sulm me dron në një kullë komunikimi, raporton Ukrainska Pravda duke cituar kanalet ruse të Telegramit.
Sipas mediave ruse, zona e zjarrit ka arritur në 1.5 mijë metra katrorë pasi është përhapur në një magazinë.
Fire in #Kursk region, #Russia. pic.twitter.com/yKglw0SQ7R
— NEXTA (@nexta_tv) June 16, 2023
Shërbimet e urgjencës po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit. Nga autoritetet lokale ende nuk është raportuar për viktima apo të vdekur.
Kursk, i cili gjendet në Rusinë jugperëndimore, është goditur nga disa sulme dhe shpërthime të vogla me dronë gjatë javëve të fundit.
Ndryshe, një grup i rusëve që mbështetin Ukrainën raportohet se kohët e fundit po sulmojnë pika strategjike në Rusi. /Telegrafi/