Dy persona nga qyteti i Pejës kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar).
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:13. Dyshohet se shkak i këtij veprimi mund të jenë disa mosmarrëveshjeve-borxhe.
Policia njofton se nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës.
Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore. /Telegrafi/