Site icon Telegrafi

Sulmohen me thikë të miturit në Suharekë, nga tre persona

Foto: Ilustrim

Të miturit (vëllezër) kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF, pasi që ishin sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga tre persona të tjerë të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:05 në rrugën “Brigada”, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, është arrit të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesit meshkuj kosovarë të mitur (vëllezër) kanë kërkuar ndihmë mjekësor QKMF, pasi që ishin sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur). Është arrit të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/   

 

Exit mobile version