Telegrafi

Sulmohen me armë zjarri një grup i qytetarëve që kishin dalë për të ecur në malet e Zubin Potokut

Një grup i atletëve nga “Kosova Mountain Club”, janë sulmuar sot me armë zjarri në zonën e Zubin Potokut pasi që kishin organizuar ecje në malet e kësaj pjese saktësisht mbi liqenin e Ujmanit.

Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, kështu kanë njoftuar vetë zyrtarët e këtij grupi përmes një postimi në Facebook.

“Te gjithë jemi mire dhe te sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojmë ecjen në Shalë të Bajgorës. Ecja sot ka qenë e lajmëruar në institucionin përkatës.  Ju faleminderit që treguat shqetësim dhe kujdes”, thuhet në njoftim.

Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim nga ana e policisë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/