Kryetari i bashkisë së Kievit ka thënë se sulmi me raketa ruse në Vinnytsia, i cili ka vrarë të paktën 20 njerëz, është “provë se Rusia nuk do ta ndalë barbarinë e saj”.
Në një mesazh në telegram, Vitali Klitschko shkroi: “Terroristët rusë po vazhdojnë me furi të kryejnë gjenocid kundër ukrainasve paqësorë. Pamjet e frikshme të sotme nga Vinnytsia janë dëshmi se Rusia nuk do të ndalet në barbarinë e saj”.
“Vetëm sanksione shkatërruese kundër agresorit, asnjë zbutje! Vetëm armë moderne dhe të fuqishme për Ukrainën. Dhe uniteti i botës së qytetëruar, e cila nuk dëshiron të shkatërrohet nga egërsirat gjakatare”.
Komentet e tij i bëjnë jehonë një mesazhi të mëparshëm nga presidenti Volodymyr Zelensky, i shkruar në Telegram, përcjell Telegrafi.
Ai tha: “Çfarë është ky, nëse jo një akt i hapur terrorizmi?”.
Policia tha se tre raketa goditën një ndërtesë zyrash dhe dëmtuan ndërtesa banimi aty pranë në qytet i cili ndodhet 268 km në jug-perëndim të kryeqytetit Kiev.
Sulmi ndezi një zjarr që u zgjerua duke përfshirë 50 makina në një park makinash ngjitur, duke lënë dhjetëra të plagosur. /Telegrafi/