Të paktën 19 nxënës dhe 2 të rritur u vranë të martën nga të shtënat masive në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, nga një person i armatosur 18-vjeçar, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se lutjet tona janë me familjet e nxënësve dhe të rriturve të cilët humbën jetën.
“E shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Lutjet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe pikëllimin me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani.
Devastated by the news of the shooting in a school in Texas.
Our thoughts are with the families of the children & adults whose lives were unjustly brought to an end before their time.
We share the pain of the American people & mourn with our friends at this time.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 25, 2022
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se i dyshuari 18-vjeçar kishte ndjekur shkollën e mesme Uvalde.
Të shtënat ishin më vdekjeprurësit në një shkollë fillore që nga masakra e Sandy Hook e vitit 2012 në Konektikat që la të vdekur 26 persona, përfshirë 20 fëmijë midis 6 dhe 7 vjeç. /Telegrafi/