Site icon Telegrafi

Sulmi ndaj disa të rinjve shqiptarë në veri të Mitrovicës, rasti shkon në procedurë të rregullt

Një grup prej disa personash dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut, më 6 mars 2025.

E lidhur me këtë sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje.

Lexo po ashtu Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

“Mitrovicë Veri / 06.03.2025 – 21:00. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version