Kryeqyteti ukrainas Kiev është goditur nga të paktën katër shpërthime – me një këshilltar presidencial që fajëson “dronët kamikaze” të dërguar nga Rusia.
“Kjo tregon dëshpërimin e tyre”, ka thënë Andriy Yermak, kreu i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përcjell Telegrafi.
Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.
Iranian kamikaze drones that russia launches constantly, targeting Ukrainian infrastructure all over the country, have hit Kyiv residential buildings today’s morning https://t.co/lXXjYYPkC6
— Yuliia (@gnommms) October 17, 2022
Një javë më parë, kryeqyteti u godit nga raketat ruse në orën e pikut, pjesë e sulmeve mbarëkombëtare që lanë 19 të vdekur.
Kyiv. Morning. Monday. pic.twitter.com/cpYwBJwxx9
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) October 17, 2022
https://twitter.com/NEISION_/status/1581917535133667329?s=20&t=Wz6sMWtlQo4QZAkeD3B2Lw
Ndërsa sulmet e mëngjesit të sotëm ishin nga dronët – zhurma e ulët e këtyre armëve me lëvizje të ngadaltë po bëhet e njohur në të gjithë vendin.
Another video of #Shahed136 in #KyivUnderAttack pic.twitter.com/AoD6YK337E
— ArmyInform 🇺🇦 (@armyinformcomua) October 17, 2022
Kievi lëshoi alarmet ndërsa bateritë kundërajrore u përpoqën furishëm t’i rrëzonin dronët.
#Shahed136 #Iran #StopRussiaNOW
— ArmyInform 🇺🇦 (@armyinformcomua) October 17, 2022
Shpërthimet të hënën filluan rreth orës 06:30 me orën lokale, dhe ishin të paktën pesë gjithsej. Më e fundit ishte rreth orës 08:10 me orën lokale.
The work of journalists in #Kyiv this morning. pic.twitter.com/wpDftxg2A2
— NEXTA (@nexta_tv) October 17, 2022
Dy prej tyre thuhet se ishin afër qendrës së qytetit, me sirena dhe alarme makinash të dëgjuara në të gjithë zonën – ndërkohë që njerëzit (përfshirë disa gazetarë) iknin për t’u strehuar në ndonjë vend të sigurt. /Telegrafi/