Site icon Telegrafi

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte “mesazhi i Tel Avivit për Teheranin”

Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të synohej si një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues.

Kështu ka thënë për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension, Mark MacCarley, përcjell Telegrafi.

Për ditë të tëra, Izraeli ka “peshuar” përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë të fundjavës nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.

Lexo po ashtu “Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij” në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force, ka thënë gjeneralmajori në pension Mark MacCarley.

Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit – vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore – Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtte lehtësisht mbrojtjen e Iranit, tha MacCarley.

“Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

“Izraelitët duhej të hakmerreshin, por në të njëjtën kohë, brenda asaj hakmarrjeje ishte një mesazh, dhe që ishte, ‘Po, ne mund të sulmojmë. Mos e bëni më. Nëse e bëni përsëri, atëherë gjithçka do të shpërthejë'”.

Ndryshe, hakmarrja e dukshme izraelite vjen vetëm disa ditë pasi Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave u shkatërruan nga Izraeli dhe aleatët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version