Një sulm me raketa ruse në ndërtesa të larta ka vrarë pesë civilë dhe ka plagosur 15 në Ukrainën lindore, sipas guvernatorit të rajonit Donetsk.
Pavlo Kyrylenko beson se një fëmijë dhe shtatë persona të tjerë mbeten nën rrënojat në Sloviansk, raporton skynews.
Rreth pesë ndërtesa të larta, pesë shtëpi, një dyqan, një klub nate dhe tre vetura janë dëmtuar.
‼️ The occupiers shelled Slovyansk. As a result of the shelling, three residential buildings were seriously damaged.
At least one person was killed and five were wounded.
The Russians also shelled Kramatorsk. There is no information about casualties. pic.twitter.com/0zJTZUR4bs
— NEXTA (@nexta_tv) April 14, 2023
“Shteti i lig tregon edhe një herë thelbin e tij”, ka thënë Volodymyr Zelensky.
“Vetëm duke vrarë njerëz në mes të ditës. Duke shkatërruar, shkatërruar gjithë jetën”, pohoi ai.
Ndryshe, teknikët e eksplozivëve, mjekët, ekipet e shpëtimit dhe policia gjenden në vendngjarje. /Telegrafi/