Ministria e Brendshme e Moldavisë ka thënë se mbeturin të raketave janë gjetur në veri të vendit pas sulmeve të fundit ajrore ruse sot në Ukrainë.
“Pas bombardimeve masive ruse në Ukrainë, një patrullë e policisë kufitare gjeti mbetjet e një rakete, që vijnë nga sulmet ajrore të Rusisë në Ukrainë”, tha ministria në Facebook.
Më herët, një seri shpërthimesh tronditën Kievin dhe Kharkivin, transmeton Telegrafi.
The Ministry of Internal Affairs of #Moldova reported the fall of missile fragments in the north of the country. pic.twitter.com/jzgo7kNktm
— NEXTA (@nexta_tv) January 14, 2023
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën në pritje të sulmeve të mëtejshme dhe zyrtarët rajonalë iu kërkuan banorëve vendas të mos i injoronin alarmet dhe të kërkonin strehim.
Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan gjithashtu këtë pasdite në rajonin jugor të Mykolaiv, tha guvernatori Vitali Kim në Telegram, përpara se të lë të kuptohet se disa raketa tashmë ishin gjurmuar. /Telegrafi/