Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth shpërthimeve që ndodhën në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan dhe zyrën e komunës në Zubin Potok.
Policia thotë se në Zveçan rreth orës 08:45 persona të panjohur kanë thyer xhamin e zyrës për regjistrim dhe kanë hedhur dy granata dore.
“Njësia për deminim ka dal dhe ka bërë asgjësimin e mjeteve të pa shpërthyera në mënyrë të kontrolluar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Kurse lidhur me rastin në Zubin Potok, policia ka njoftuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë zyra e Komunës së Zubin Potokut. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/