Një burrë u nxor nga rrënojat e një ndërtese të dëmtuar në Kharkiv të premten e 29 dhjetorit, pas sulmeve masive nga Rusia në disa qytete të mëdha të Ukrainës.
Pamjet të cilat u publikuan nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, tregojnë një ekuipazh emergjent duke hequr një pjesë të madhe të rrënojave ku ishte zhytur ukrainasi, transmeton Telegrafi.
Ata ishin mobilizuar me mjete të posaqme për të larguar rrënojat një nga një. Për një moment, ukrainasi mund të shihet derisa gjysma e trupit të tij ishte e mbuluar.
Ukrainasi u dërgua më pas me barelë në një ambulancë në pritje dhe gjendja e tij thuhet se është stabile.
Kreu i administratës së Kharkivit, Oleg Synegubov, tha se tre persona ishin vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/