Site icon Telegrafi

Sulmet e Rusisë lëvizin drejt Ukrainës perëndimore, shpërthime raportohen edhe në Ivano-Frankivsk

Ka pasur raportime për bombardime në një qytet tjetër në Ukrainën perëndimore.

Mediat lokale raportojnë shpërthime në qytetin Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Lutsk dhe Dnipro në Ukrainë sulmohen për herë të parë – raportohet për një të vdekur – pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit

Siç është raportuar më herët, edhe Lutsk – në veri-perëndim – gjithashtu pa sulme me raketa këtë mëngjes.

Sipas BBC, qytetet në perëndim më parë nuk ishin shënjestruar nga Rusia.

Ndryshe, shumë civilë vazhdojnë të ikin në drejtim të perëndimit të Ukrainës, në vende si Lviv, në kërkim të një vendi më të sigurt.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Ivano-Frankivsk ka konfirmuar granatimet ruse të qytetit të tij në Ukrainën jugperëndimore.

Në një mesazh në Facebook, ai tha: “Armiku goditi Frankivsk”.

Lexo po ashtu Pse NATO nuk vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë?

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos shpërndanin foto dhe video të shpërthimeve dhe dukej se sugjeronte se sistemi i alarmit të goditjes me raketa nuk funksionoi.

Dhe ai paralajmëroi banorët që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

“Qëndroni në shtëpi për sigurinë tuaj! Kur të kalojë rreziku – do t’ju njoftoj”. /Telegrafi/

Exit mobile version