Telegrafi

Sulmet amerikane dhe britanike ndaj Houthi – vjen reagimi i Iranit, Rusisë, Hezbollahut dhe Arabisë Saudite

Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet amerikane dhe britanike mbi Houthit në Jemen.

Ndërsa Irani e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një shkelje të sovranitetit të Jemenit, raportoi Nour News.

“Këto sulme janë një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit, dhe një shkelje e ligjeve ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nassar Kannani.

Lexo po ashtu Gjenerali Houthi pretendon se 'beteja e madhe ka shpërthyer' në Detin e Kuq

“Këto sulme do të kontribuojnë vetëm në pasiguri dhe paqëndrueshmëri në rajon”, ka vlerësuar më tej ai, përcjell Telegrafi.

Grupi militant Hezbollah në Liban gjithashtu e dënoi veprimin.

Grupi, i cili është ndër disa në rajon në linjë me Iranin, tha: “Agresioni amerikan konfirmon edhe një herë se SHBA është një partner i plotë në tragjeditë dhe masakrat e kryera nga armiku sionist në Gaza dhe në rajon”.

Lexo po ashtu SHBA dhe Britania e Madhe kryejnë sulme kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

Arabia Saudite bëri thirrje për përmbajtje dhe për “shmangie të përshkallëzimit”, me ministrinë e jashtme që tha se po monitoronte nga afër situatën me “shqetësim të madh”.

Ajo kishte qenë e angazhuar në bisedimet e paqes me Houthi-t në muajt e fundit. /Telegrafi/