Telegrafi

Sulmet ajrore ruse nuk kanë të ndalur, pesë stacione të trenave përfshihen nga zjarri në Ukrainë

Kreu i hekurudhave në Ukrainë ka konfirmuar se këtë mëngjes, pesë stacione trenash në pjesën qendrore dhe atë perëndimore të Ukrainës janë përfshirë nga zjarri.

Alexander Kamyshin ka raportuar për dëme materiale, por duke mos dhënë detaje tjera lidhur me stacionet e përfshira nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara ndajnë edhe 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake – 332 dedikohen enkas për Ukrainën

“Pesë stacionet janë bombarduar gjatë një ore. Një prej trenave që kishte mbi 16 pasagjerë është vonuar për në destinacion. Ka pasur dëme materiale, pasi rusët po vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, shtoi Kamyshin.

Kjo nuk është hera e parë që stacionet e trenave ishin cak i sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Ndërkaq në prill, të paktën 50 persona – përfshirë pesë fëmijë u vranë kur forcat ruse kryen sulme ajrore në një stacion të trenave në Kramatorsk.

Lexo po ashtu Blinken: Rusia po dështon në luftë, derisa Ukraina me sukses po mbrohet

Ky stacion në lindje të Ukrainës, ishte përdorur nga civilët për t’u larguar nga zonat më të goditura nga lufta. /Telegrafi/