Pamjet dramatike të publikuara nga Operativno_ZSU tregojnë sulmet e shumëfishta që u kryen ndaj trupave të Grupit Wagner në Bakhmut.
Forcat ukrainase me sa duket, po i monitoronin me kujdes pozicionet e trupave Wagner përmes dronit që fluturonte lart, transmeton Telegrafi.
Kur droni iu afrohej pozicioneve të tyre, dhe forcat ukrainase me t’i parë ato pozicione i godisnin fuqishëm me artileri.
Бахмутський напрямок: наша артилерія доставила полумʼяні вітання 105-мм калібром та СПГ-9 по вагнерівцям@VovkyDaVinchihttps://t.co/7afzWKQI1f pic.twitter.com/Q6x3S912CQ
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) April 6, 2023
Sulmi ndaj trupave Wagner u bë përmes artilerisë ukrainase me kalibër 105 mm si dhe me SPG-9.
Kolazhi me video, kishte mbledhur sulme të ndryshme në disa pozicione ku ndodheshin në Bakhmut, si në fushë të hapur, apo edhe në llogoret në vijën e parë të frontit.
Disa madje, i panë dy ushtarë të Wagner që po hynin në një shtëpi, pas kësaj pasoi një shpërthim i fuqishëm.
Pothuajse në secilin moment, kur droni iu afrohej trupave kundërshtare, pasonin sulme me artileri në drejtim të tyre, në shumë raste duke i goditur saktë. /Telegrafi/