Sulme të tjera janë raportuar së fundmi brenda territorit rus gjatë këtyre dy ditëve.
Sipas Alexander Bogomez, një dron ukrainas goditi një ndërtesë të Ministrisë së Brendshme në rrethin Trubchebsky të rajonit Bryansk, pa viktima, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, një sulm tjetër u raportua në një zonë rurale të rajonit jugperëndimor të Rostovit të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën të dielën, sipas guvernatorit rajonal Vasily Golubev, ku autoritetet rrëzuan një dron.
“Një mjet ajror pa pilot u rrëzua në vendbanimin Daraganovka”, tha Golubev në një postim në Telegram të dielën.
Fshati ndodhet rreth 15 kilometra (9 milje) nga Taganrog, ku një raketë u rrëzua të premten. Pamjet pas sulmit të fundit në këtë zonë u shpërndanë gjithashtu në rrjetet sociale.
It is reported that a drone allegedly fell down near #Taganrog. pic.twitter.com/NEPbJHledq
— NEXTA (@nexta_tv) July 30, 2023
Sulmet në këto të dyja rajone, vijnë pasi Moska u sulmua të dielën me tre dronë, të cilët u rrëzuan nga autoritetet, megjithatë një person mbeti i lënduar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi mbrëmë se lufta “po kthehet në territorin e Rusisë” në mes të një numri sulmesh në territorin e tyre. /Telegrafi/