Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka shmangur një përpjekje të Ukrainës për të sulmuar Krimenë e aneksuar nga Rusia me 42 dronë gjatë natës.
Nëntë dronë u shkatërruan dhe 33 të tjerë u rrëzuan pa arritur “objektivin”, pretendoi ministria ruse, transmeton Telegrafi.
UAVs flying over temporarily Russian occupied Crimea. Explosions are heard in Tarkhankut and Sevastopol. Russia’s Tula and Kaluga Oblasts have been under attack too pic.twitter.com/XT9xn44ogY
— Giorgi Revishvili (@revishvilig) August 25, 2023
Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se kishte rrëzuar një raketë të lëshuar nga Ukraina mbi rajonin Kaluga që kufizohet me rajonin e Moskës.
?? **Breaking News: 42 UAVs Attack Crimea, Russian Defense Ministry Responds**
? **Summary**: The Russian Defense Ministry has reported a significant drone attack on annexed Crimea. According to the ministry, air defense systems detected 42 unmanned aerial vehicles (UAVs)… pic.twitter.com/z24t0eLkUE
— KNOWN STUDIO NEWS (@_KNOWN_STUDIO_) August 25, 2023
Aeroportet ruse pezulluan përkohësisht fluturimet, por Moska nuk raportoi për viktima apo dëme materiale.
Ndryshe, Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe Kievi ka thënë vazhdimisht se planifikon të rimarrë atë dhe të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia që kur kjo e fundit nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022.
Ndërkaq, Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit të supozuara. /Telegrafi/