Kievi u sulmua herët të mërkuren nga dronët por që të njëjtit u rrëzuan nga njësitë kundërajrore ukrainase.
Megjithatë, mbetjet e këtyre dronëve kanë goditur tre qarke të Kievit, transmeton Telegrafi.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko dhe zyrtarët ushtarakë nuk thanë se ka të lënduar.
Në një postim në Telegram, kryebashkiaku tha se një ndërtesë jo-rezidenciale në lagjen qendrore Solomianskyi ishte sulmuar dhe mbeturinat kishin rënë gjithashtu në lagjen Svyatoshyn, më në perëndim.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se mbeturinat ranë në një shesh lojërash në lagjen Holosiivskyi, pranë qendrës së qytetit dhe i vunë flakën një ndërtese jo-rezidenciale.
Sky News ka publikuar disa fotografi që tregonin dëmet që kanë qenë pas rënies së mbeturinave në kryeqytetin ukrainas. /Telegrafi/