Site icon Telegrafi

Sulme me dronë mbi bizneset ruse në Voronezh

Autoritetet ruse në rajonin Voronezh, kanë raportuar sulme me dronë kamikaz mbi disa biznese gjatë natës mes 4 dhe 5 tetorit.

Guvernatori i Voronezhit, Alexander Gusev njoftoi në Telegram se kompanitë ruse janë sulmuar nga fluturaket pa pilot – duke goditur rëndë fabrikat e produkteve civile, transmeton Telegrafi.

Një zjarr i madh shpërtheu në njërin nga bizneset, kanë njoftuar ekipet emergjente që akoma po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa një sulm tjetër me dron kishte për shënjestër një fabrikë.

Kanale të ndryshme në Telegram, tregojnë distileritë që janë sulmuar në dy raste me dronë.

Videon e momentit mund ta shikoni KËTU. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version