Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dhe ka therur me thikë një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:20 në rrugën “19 Qershori”, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, viktima si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë, ku me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/