Site icon Telegrafi

Sulm seksual ndaj nxënëses, një muaj paraburgim për mësimdhënësin në Pejë

Foto: Ilustrim

Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të mësimdhënësin XH.J, për veprën penale sulm seksual ndaj nxënëses.

Në njoftimin për media thuhet se për shkak të dyshimit të bazuar se më 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vjen në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën, e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj.

“Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.1 dhe 3 lidhur me nënpar.3.10 dhe par.5 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit XH.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/  

Exit mobile version