Mbrojtja kundërajrore ruse pretendohet se ka rrëzuar dy dronë në dhe rreth Moskës, një zonë që është shpesh cak i sulmeve ukrainase, ka bërë të ditur kryebashkiaku i kryeqytetit rus sot në mëngjes.
“Mbrëmë mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar një dron në lagjen Mozhai në rajonin e Moskës. Një tjetër fluturake pa pilot goditi ndërtesën në ndërtim e sipër në qendër të Moskës”, njoftoi Sergey Sobyanin, transmeton Telegrafi.
The moment Ukrainian drone strikes Moscow-City. #MoscowCity #Moscow #Russia #RussiaUkraineWar pic.twitter.com/rLywOGTwqS
— Natalka (@NatalkaKyiv) August 23, 2023
Sipas informacioneve të para, nga këto sulme nuk ka viktima, ndërsa agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se në qendrën e Moskës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
“Ndërtesa në ndërtim e sipër në qendër në Moskës, është dëmtuar pjesërisht”, u tha nga kjo agjenci ruse e lajmeve.
MOSCOW NEVER SLEEPS. AGAIN.
Muscovites record a video with sound of the flying drone and it’s hit.
“Tonight, the air defense shot down a drone in the Mozhaysky district of the Moscow region. A second UAV hit an under-construction building in Moscow City.” reported Moscow Mayor… pic.twitter.com/o5rPK8AJv9
— Maria Drutska 🇺🇦 (@maria_drutska) August 23, 2023
Në pamjet e filmuara gjatë natës dhe të publikuara në rrjetet sociale që AFP i ka siguruar, shihet sesi nga ndërtesa del tym i zi.
💥 Russia: More drone strikes on Moscow's "Moskva City" elite business/government district tonight. pic.twitter.com/dcKF3boiPM
— Igor Sushko (@igorsushko) August 23, 2023
Trafiku ajror në aeroportet e Moskës është mbyllur për arsye të sigurisë. Ndërsa në territorin e Rusisë pothuajse çdo ditë ka shpërthime me dronë kamikaz. /Telegrafi/