Të paktën 18 njerëz vdiqën dhe 30 u plagosën (përfshirë tre fëmijë) pasi një ndërtesë nëntë katëshe u shënjestrua në Bilhorod-Dnistrovskyi në rajonin e Odesës.
Sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Dy fëmijë janë në mesin e 18 personave të vrarë nga një sulm raketor në Odesa, sipas përditësimit të fundit nga guvernatori rajonal Maksym Marchenko.
“Si rezultat i një sulmi me raketa nga aeroplanët strategjikë Tu-22 nga Deti i Zi në rrethin Belgorod-Dniester të rajonit Odesa, tre raketa X-22 goditën një ndërtesë apartamentesh dhe një qendër rekreacioni. Deri në orën 9 të mëngjesit u identifikuan 18 viktima, mes tyre 2 fëmijë dhe 31 persona u shtruan në spital, mes tyre 4 fëmijë dhe një grua shtatzënë”, pohoi ai.
Nga rrënojat janë shpëtuar 8 persona, mes tyre 3 fëmijë ndërsa puna e kërkim shpëtimit po vazhdon, shtoi ai.
Ndërkohë, zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesa-s, Sergey Bratchuk ka konfirmuar numrin e viktimave.
Në ndërtesën e banimit, tashmë ishin nxjerrë një numër trupash dhe njerëz të tjerë po nxirreshin nga rrënojat ndërsa në qendrën rekreative deri më tani nuk raportohet për viktima.
Ndryshe, Rusia po vazhdon me sulme të njëpasnjëshme në shtetin ukrainas që nga 24 shkurti. /Telegrafi/
Among the 17 people killed by a #Russian missile strike in #Odesa region is one child. More than 30 have been wounded. pic.twitter.com/1gVpHFG3b8
— NEXTA (@nexta_tv) July 1, 2022