Një person është arrestuar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:00 në fshatin Ballofc, Podujevë.
Siç thuhet në raport, zyrtarët policorë gjatë arrestimit kanë përdorur sprej.
Ndërkaq, i dyshuari pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/