Site icon Telegrafi

Sulm masiv me dronë në rajone të ndryshme të Rusisë

Autoritetet ruse kanë raportuar për një sulm masiv me dronë në disa rajone ruse, ku nëpër kanale të ndryshme të Telegramit janë publikuar vatra zjarri.

Një sulm me dronë shkaktoi dëme të mëdha në një qendër industriale në qytetin Engels në rajonin rus Saratov, transmeton Telegrafi.

Ky informacione është konfirmuar nga guvernatori i këtij rajoni Roman Busargin, i cili nuk specifikoi se cila qendër industriale është prekur nga ky sulm.

Busargin gjatë sulmeve të mëparshme, “qendra industriale” i është referuar depove të naftës që u goditën me dronë nga ana e ukrainasve.

Mikhail Isayev, kreu i qarkut të Engels ka njoftuar se janë mbyllur shumë institucione për shkak të kërcënimeve nga sulme tjera me dronë. /Telegrafi/

Exit mobile version