Telegrafi

Sulm masiv me dron në aeroportin ushtarak rus në Rostov

Shpërthimet u dëgjuan në zonën e aeroportit ushtarak Millerovë në rajonin e Rostovit (Rusi) dhe zjarret shpërthyen pas sulmit me dron në rajon.

Një depo nafte u godit gjithashtu, sipas kanalit në Telegram, Crimean Wind.

Një grup monitorues raporton sulme në këtë aeroport ushtarak në rajonin e Rostovit.

Gjithashtu, në internet ka raportime për shpërthime pranë fshatit Dolotinka dhe në zonën e depove të naftës.

Banorët vendas përmendën dronët dhe numëruan mbi 16 shpërthime në këto tre lokacione, sipas një raporti të kanalit Telegram.

Për më tepër, Crimea Wind raportoi zjarre pranë pistës dhe zonave të parkimit të avionëve rusë në Millerovo. /Telegrafi/